Vlerat Tona
Qëllimi ynë është të ushqejmë njerëzit me produktet më të shëndetshme dhe të kujdesemi edhe për mjedisin. Për të arritur këtë, ne shesim produkte 100% natyrale dhe organike me cilësinë më të lartë në treg.
Klientët tanë janë hallka më e rëndësishme e aktivitetit tonë, prandaj përpiqemi të përmbushim, e madje të tejkalojmë pritshmëritë e tyre në çdo përvojë blerjeje.
Suksesi ynë varet gjithashtu nga energjia pozitive, qëllimi i mirë dhe kontributi i të gjithë anëtarëve të ekipit tonë. Ofrojmë mjedise të sigurta dhe komode, ku njerëzit e motivuar mund të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre më të lartë.
Fitojmë besimin përmes komunikimit transparent dhe praktikave gjithëpërfshirëse të njerëzve. Ne e vlerësojmë punën e mirë që anëtarët e stafit bëjnë çdo ditë.
Kemi krijuar një zinxhir të zhvillimit të aktiviteteve në kompaninë NAFA, ku kujdesemi për çdo detaj, që produktet tona të jenë sa më cilësore dhe të marrin përkujdesjen e duhur në secilën prej hallkave të prodhimit. Pavarësisht këtij qarku që siguron cilësi të lartë, ne kemi nxitur edhe punësimin, zhvillimin, bashkëpunimin dhe mbrojtjen e mjedisit në zonat përreth ambienteve të fermës dhe kompanisë.
Ne i shohim partnerët tanë si aleatë në shërbim të klientëve dhe i trajtojmë ata me respekt, drejtësi dhe integritet.