Një mjedis i shëndetshëm për kafshët është prioritet në fermën tonë. Ajri dhe uji i pastër, qëndrimi në natyrë, strehimi i përshtatshëm dhe ushqimi 100% organik ndihmojnë në rritjen e bagëtive të shëndetshme. Kështu, kujdesemi që lopët tona të mos kenë nevojë për antibiotikë.
Qëllimi ynë është të ushqejmë njerëzit me produktet më të shëndetshme dhe të kujdesemi edhe për mjedisin. Për të arritur këtë, ne shesim produkte 100% natyrale dhe organike me cilësinë më të lartë në treg.
Të jetosh mirë fillon me të ushqyerit shëndetshëm. Me produktet 100% natyrale, ne kemi krijuar standardet më të larta në tregun shqiptar.
Katalogu Produkteve
Kompania Natyral ” Natural Faming ” është krijuar në vitin 2008 dhe prej asaj kohe ruan me fanatizëm standartin e prodhimit duke garantuar cilësi të lartë të produkteve që prodhohen me cikël të mbyllur brenda kompanisë.