Historiku

Historia e “Natural Farming” është një provë se produktet cilësore e fitojnë mënjëherë besimin e konsumatorit dhe më pas, për ta mbajtur të pacënuar këtë besim, çdo sfidë mund të kalohet me vendosmëri dhe këmbëngulje.

Kompania NAFA u krijua në vitin 2008. Qëllimi ishte të prodhoheshin produkte 100% natyrale dhe me vlera të larta ushqimore. Hapi i parë për ta arritur këtë qëllim ishte përzgjedhja e lopëve të racës Bruna Alpina dhe Jersey. Me shumë përkujdesje dhe ushqim bio, lopët japin qumështin më cilësor dhe të pakrahasueshëm në tregun shqiptar.

Ferma fitoi vëmendjen e menjëhershme të konsumatorëve, klientëve, por edhe të vizitorëve që e duan natyrën dhe produktet organike e të shëndetshme. Në fermë, ndihet që në hyrje harmonia dhe pasioni që udhëheq çdo individ që punon për të sjellë cilësi në tryezat e shqiptarëve. Natural Farming, modeli i vetëm i një ferme tërësisht organike në Shqipëri është krijuar në mënyrën më bashkëkohore.

Ferma gjendet në Balldren të Lezhës dhe prej aty çdo mëngjes, qumështi i freskët arrin në Tiranë, ku pasterizohet në fabrikën me teknologjinë më moderne dhe më pas shpërndahet te konsumatorët.

Përveç produkteve 100% natyrale, NAFA ka nxitur edhe punësim e zhvillim në zonat përreth ambienteve të fermës dhe kompanisë. Tashmë fermerë të tjerë kërkojnë bashkëpunim me kompaninë, për të garantuar cilësinë e produkteve dhe për të ndjekur standardin e krijuar nga NATYRAL në tregun shqiptar.