Ferma Organike

Ushqimet organike vendosin standardin më të lartë për freski, cilësi, aromë dhe larmi të vlerave ushqyese. Këto produkte prodhohen pa kimikate dhe konservantë. Megjithatë, bujqësia organike nuk është primitive, është një formë e bujqësisë që sheh drejt së ardhmës.

Një mjedis i shëndetshëm për kafshët është prioritet në fermën tonë. Ajri dhe uji i pastër, qëndrimi në natyrë, strehimi i përshtatshëm dhe ushqimi 100% organik ndihmojnë në rritjen e bagëtive të shëndetshme. Kështu, kujdesemi që lopët tona të mos kenë nevojë për antibiotikë.
Kafshët trajtohen me përkujdesje të madhë dhe me dashuri. Ato rriten pa produkte të modifikuara gjenetikisht dhe brenda fermës sigurohet ushqimi i tyre organik, ashtu siç e ofron natyra.

Plehu organik menaxhohet për të parandaluar ndotjen e të korrave, tokës ose ujit nga lëndët ushqyese të bimëve, organizmat patogjenë, metalet e rënda ose mbetjet e substancave të rrezikshme.
Kemi siguruar kushtet më bashkëkohore për të krijuar një ambient të përshtatshëm për bagëtitë, për rritjen e bimëve të shëndetshme dhe për ofrimin e produkteve më cilësore në tryezat e shqiptarëve. Ferma organike “Natural Farming” është certifikuar me HACCAP dhe ISO 22000.